Keita Balde Diao ka pësuar një lëndim në kofshën e tij të djathtë në stërvitje.
Klubi Nerazzur ka lëshuar një komunikatë për të konfirmuar se skanimet MRI tashmë janë kryer me lojtarin dhe se një tjetër analizë e lëndimit do të bëhet javën e ardhshme.
Interi nuk ka dhënë datë të rikthimit të lojtarit edhe pse sugjerimet e mediave italiane janë se ai do të mungojë tri javë.
Kjo do ta shohë Keitan jashtë prej fidave ndaj Sassuolos, Torinos dhe Bolognas.
https://www.youtube.com/watch?v=LS0LoIFsP1I
Keita i cili ju bashkua Interit në huazim nga Monaco në gusht, ka shënuar katër gola në 17 ndeshje në Serie A.
Ky lajm kufizon Interin në krahun e djathtë aty ku duhet të luajë Perisic tashmë pa u zëvëndësuar.
Nerazzurët sfidën e radhës në Serie A e zhvillojnë ndaj Bolognas. /Telegrafi/