Balde Keita është pranë largimit nga skuadra italiane Lazio.
Edhe pse u flit për një largim të mundshëm të tij drejt Juventusit, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.
Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe skuadra e madhe franceze, Monaco.
Sipas mediave italiane dhe atyre franceze, Monaco ka filluar tanimë bisedimet me agjentin e lojtarit.
22-vjeçari ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm në Serie A duke e ndihmuar skuadrën e tij të arrijë në Ligën e Evropës.
Monaco është e gatshme të ofrojë rreth 30 milionë euro për transferimin e senegalezit.
Interesim për të ka shprehur edhe Milani në Itali dhe Evertoni e Tottenhemi në Angli. /Telegrafi/