Telegrafi

Keita mesazh Tottenhamit: Interi nuk i frikësohet askujt

Keita Balde Diao ishte lojtari më i mirë në fitorene Interit ndaj Frosinones.

Nerazzurët shkatërruan skuadrën e Frosinonës pasi Balde shënoi dy gola dhe bëri një asistim.

Performanca e shumëpritur e të huazuarit u mirëprit nga tifozët dhe vet lojtari ka paralajmëruar Juventusin para duelit të ardhshëm.

“Ishte mbrëmje e mrekullueshme për mua dhe gjithë ekipin. Ishte me rëndësi për ne që të arrijmë fitoren pas humbjes nga Atalanta”.

“Është me rëndësi për ne që të që të kemi besimin e trajnerit. Unë kam punuar mirë në javët e fundit dhe më bëri mirë që nuk shkova me kombëtaren. Ne jemi ekip i madh dhe lojtarët që nuk luajnë po ashtu na përkrahin”.

“Dy golat më emocional të karrierës time janë këto. Të shënosh në këtë stadium është kënaqësi.

“Nuk do të jetë e lehtë as ndaj Tottenhamit as ndaj Juventusit. Ne shkojmë me kokën lartë. Ne jemi Interi dhe nuk i frikësohemi askujt”, u shpreh ai.

Interi është nëntë pikë prapa Juventusit në tabelën e Serie A.

/Telegrafi/