Telegrafi

Keita: E rëndësishme fitorja e skuadrës, golat e mi do të vijnë

Keita Balde gjatë në aksioni kundër Bolognas në Renato Dall'Ara (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Interit, Keita Balde, ka folur pas fitores 0-3 ndaj Bolognas.

I sapo transferuari nga Monaco përkundër shumë rasteve të humbura, ai tha se e rëndësishme është fitorja e skuadrës.

“Bologna është mbrojtur mirë, ishin shumë pranë vijës së topit. E dinim se do të ishte më e lehtë pas golit, po ashtu besimi jonë u rrit”.

Andrea Poli në tentim për të ndalur Keita Balden (Foto: Getty Images)

“Rastet e humbura? Kam mundur të shënoja në pjesën e dytë, por isha i vendosur keq me trup”.

“Por, i rëndësishëm është vetëm Interi, fitorja e skuadrës. Golat e mi do të vijnë”, ka thënë Keita për SportMediaset.

Lexo po ashtu Bologna 0-3 Inter, nota e Xhemailit dhe të tjerëve

Pas tre xhirove në Serie A skuadra e Luciano Spallettit ka katër pikë.

Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është kundër Parmas. /Telegrafi/