Telegrafi

Keita: E refuzova Barcelonën e Bayernin për Liverpoolin

Naby Keita

Naby Keita thotë se ka refuzuar interesimin e Barcelonës dhe Bayern Munichut për t’u lidhur me Jurgen Kloppin dhe Liverpoolin.

Keita kompletoi kalimin e tij te Liverpooli nga Leipzigu në fund të këtij sezoni pasi një vit më parë u arrit marrëveshaj prej 50 milionë funtesh.

Ylli 23 vjeçar nga Guinera pritet që të formësojë mesfushë të fortë krahas Fabinhos dhe kapitenit, Jordan Henderson.

Dhe, Keita ka zbuluar se ka refuzuar kampionët e Spanjës dhe të Gjermanisë për t’u bashkuar me Liverpoolin.

“Është fakt që ka pasur ekipe tjera të përfshira sikurse ato që i keni përmendur (Barca e Bayerni). Por, një pjesë e madhe e vendimit tim ishte për shkak të rolit të tranerit”.

“Ne kemi pasur biseda të mira. Fjalët që ai ka folur me mua për këtë projekt më kanë bindur. Unë kam mundur të shohim se si klubi po zhvillohet dhe unë kam folur më gjatë me Sadio Manen”.

“Sadio është sikur vëlla për mua. Ne kemi pasur nëntë muaj së bashku në Salzburg dhe kemi ndërtuar raport të mirë së bashku. Ne kemi qenë miq të mirë që prej asaj kohe. Ai më ka thënë se çfarë klub i madh është ky dhe kështu jam bindur edhe për potencialin dhe vendosa të nënshkruaj”, potencoi Naby Keita.

Liverpooli pos Keitas transferoi edhe Fabinhon, Xherdan Shaqirin dhe portierin Alisson Becker. /Telegrafi/