Keita Balde është prezantuar te Interi teksa ka shpjeguar se vendimi i tij për të lënë Monacon pas vetëm një sezoni nuk është një zgjedhje e vështirë, kur keni një ofertë nga një klub si Interi .
Sulmuesi i gjithanshëm senegalez u bashkua me Nerazzurrët këtë verë, vetëm 12 muaj pas largimit nga Lazio për skuadrën nga Ligue 1.
Edhe pse luajti për disa minuta në ndeshjen e para ndaj Sassuolos, Keita Balde u prezantua sot (e enjte) nga Interi, klub për të cilin ka thënë se nuk është e vështirë ta zgjidhesh.
“Kur ju keni një ofertë nga një klub si Interi nuk është një zgjedhje e vështirë”, ka thënë fillimisht Keita në prezantimin e tij këtë pasdite.
🎙️ | @keitabalde14: "When a club like Inter comes calling then it's easy to say yes. I want to thank Monaco and the Nerazzurri directors for making this deal happen."#WelcomeKeita #InterIsHere
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 23, 2018
“Isha shumë i lumtur në Monaco dhe i falënderoj, ashtu siç e falënderoj Interin që më sjelli këtu”.
“Isha për vetëm një vit, por isha i lumtur, është një klub i mirë dhe çdo gjë funksionon mirë. Është një vend shumë i mirë për të rinjtë, por kam pasur rastin të vij këtu”.
🎙️ | @keitabalde14: "Inter is a club that has always fascinated me, with their history and the great players that have worn the Nerazzurri shirt. I've come here with the aim of becoming an important player and to achieve great things."#WelcomeKeita #InterIsHere pic.twitter.com/A44e8FKBeu
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 23, 2018
“Interi është një klub që gjithmonë më fascinuar mua me historinë e tij dhe me lojtarët e mëdhenj që e kanë bartur fanellën Nerazzurri. Dua të jem një lojtar i rëndësishëm dhe të arrijë shumë gjëra këtu”.
“Unë jam një lojtar që pëlqen të jetë protagonist, kam ardhur këtu për të qenë një lojtar i rëndësishëm”.
Senegalezi ka thurë lavde edhe për trajnerin Luciano Spalletti, teksa ka thënë që është i gatshëm për takimin e radhës ndaj Torinos. /Telegrafi/