Site icon Telegrafi

Keita Balde afër transferimit te gjiganti spanjoll?

Sipas gazetës spanjolle AS, sulmuesi i Lazios, Keita Balde Diao është afër pranimit të kushteve personale me Sevillan.

22-vjeçari senegalez ka lindur dhe është rritur në Spanjë, duke filluar në Akademinë e të rinjve të Barcelonës para se të shkojë në Romë te Lazio.

Lexo po ashtu “I çmenduri” Keita Balde, kompleton het-trikun për pesë minuta dhe thyen rekordin e Shevchenkos (Video)

Kontrata e tij e tanishme pritet të skadojë në qershor të vitit 2018 dhe ai është zhgënjyer pasi konsiderohet vetëm si një “super-rezervistë” për skuadrën Aquile.

Situata e tij ka bërë që Keita të lidhet me klubet e tjera të mëdha në Serie A, mbi të gjitha Milani, Juventusi dhe Interi, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Keita Balde preferon Milanin para Juves

Megjithatë, gazeta spanjolle “AS” pretendon se ai është në negociata të avancuara me Sevillan dhe është pranë pranimit të kushteve personale.

Në këtë sezon, Keita ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë tre asistime në 28 paraqitjet e tij në Serie A për Lazion. /Telegrafi/

Exit mobile version