Telegrafi

Keira Knightley sjell versionin e ri të Despacitos (Video)

Ajo është një ndër aktoret më të suksesshme amerikane dhe duket se ka shumë talente.

Bëhet fjalë për Keira Knightleyt, e cila është një grua me sekrete të çuditshme të fshehura.

Aktorja britanike, ndërsa ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, habiti prezantuesin dhe të pranishmit, duke zbuluar një talent të veçantë muzikor.

Ajo luajti me dhëmbë melodinë e “Despacito”, ku la të befasuar të gjithë në studion televizive.

Knightley shpjegoi se talentin e ka zbuluar kur ishte në nëntëvjeçare, pasi një shok i klasës mori pjesë në një emision talentesh pikërisht me këtë lloj interpretimi.

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe këtë vit në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/