Keira Knightley konfirmoi shtatzëninë e dytë në një koktej rasti të “Chanel J12” në Paris, kur u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.
Aktorja 34-vjeçare vuri njërën dorë me dashuri në barkun e saj ndërsa po shkonte drejt ngjarjes duke veshur një fustan të bardhë dhe krem të rrjedhshëm.
Dhe burri i saj, ish-muzikanti i Klaxons, James Righton ishte përkrah saj për ta mbështetur teksa mbanin duart e njëri-tjetrit.
Çifti u martua në Francë në maj të vitit 2013 dhe pas dy vjetëve u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë, vajzës së pagëzuar me emrin, Edie.
Fustan lundrues tregoi jashtë konturet e trupit të saj teksa kishte të veshur sandale të arta dhe i mbante flokët e saj të lirshme.
Ndryshe, vlen të theksohet se zeshkania është ambasadore e Chanelit që nga viti 2008. /Telegrafi/