Telegrafi

Keira Knightley lakuriqe për “Chanel”

Ajo është njëra nga aktoret më të kërkuara, por në të njëjtën kohë edhe muzë e regjisorit Joe Wright. Megjithatë, edhe pse këtë vit nuk aktron në filmin e tij më të ri, “Hannah”, ajo u paraqit në reklamën më të re në regji të Wright.

Keira përsëri është yll në reklamën më të re për “Chanel” dhe në reklamën tri minuta për parfumin “Mademoiselle”. Ajo në fillim të reklamës është e mbështjelltë me çarçaf, ndërsa menjëherë pastaj pas vozitjes së shpejtë të motorit “Ducat” nëpër rrugët jo të zakonshme të zbrazëta në Paris, arrijnë te fotoreporteri për fotosesion provokues. Por, a ka ardhur ajo për fotosesion apo për të vjedhur diçka të vlefshme? /Telegrafi/