Telegrafi

Keira Knightley e ka lindur fëmijën e dytë në fshehtësi

Keira Knightley (Foto: Julien M. Hekimian/Getty Images for Chanel/Guliver)

Aktorja britanike, Keira Knightley, është bërë sërish nënë e fëmijës që e ka sjellë në jetë me muzikantin James Righton.

Çifti u martua në vitin 2013 në Francë, ndërsa ky është fëmija i tyre i dytë që ka ardhur katër vite pas fëmijës së parë.

Aktorja e ka lindur fëmijën në fshehtësi, ndërsa paparacit e kanë parë rrugëve të Londrës duke shëtitur me karrocë fëmijësh.

PARIS, FRANCE – MAY 03: Keira Knightley attends the Chanel Cruise 2020 Collection : Photocall In Le Grand Palais on May 03, 2019 in Paris, France. (Photo by Julien M. Hekimian/Getty Images for Chanel)

Fëmija i parë i Knightleyt që është vajzë, lindi në maj të vitit 2015 dhe ajo kishte pasur vështirësi në muajt e fundit të shtatzënisë si edhe gjatë lindjes.

Ndërsa akoma nuk dihet gjinia e fëmijës së dytë, pasi aktorja ka preferuar që të mbajë gjithçka në fshehtësi. /Telegrafi/