Telegrafi

Keidi Bare: Shumë lojtarë e ëndërrojnë La Ligan, unë jam pjesë e saj

(Foto: Instagram/keidi.bare)

Keidi Bare, mesfushori i talentuar shqiptar që aktivizohet në radhët e Espanyolit, që këtë sezon u ngjit në La Liga në Spanjë ka folur për të ardhmen e tij me klubin spanjoll, si edhe ëndrrën që ka me Kombëtaren e Shqipërisë.

“Do doja shumë të kisha shumë vite këtu në Kombëtare, por edhe në Espanyol. Duhet të punoj fort dhe të jem i fokusuar e t’i bëj gjërat mirë dhe pastaj të shohim se ç’do të ndodhë”, ka thënë ai në konferencën për shtyp, transmeton faqja e FSHF-së.

“Jam shumë më i pjeku,r pasi shumë lojtarë edhe në Kombëtare edhe tek Espanyol më kanë ndihmuar shumë dhe e vlerësoj shumë këtë gjë”.

(Foto: Instagram/keidi.bare)

“Unë kam edhe katër vite kontratë me Espanyol dhe jam shumë i lumtur sepse më kanë mbështetur dhe më duan shumë por tani jam në La Liga që e kam ëndërruar prej shumë kohësh.

“Shumë lojtarë e ëndërrojnë dhe unë tashmë jam pjesë e saj”. Ka shuar Bare. /Telegrafi/