Site icon Telegrafi

Keidi Bare: Mos të harrojmë se na mposhti kampioni i botës

Keidi Bare ka thënë se është shumë i lumtur që do ta përfaqësojë Shqipërinë edhe pse humbën 4-1 ndaj Francës në kualifikimet për Euro 2020.

Mesfushori shqiptar ka thënë se duhet të kemi parasysh që ata kanë luajtur ndaj kampionit të botës dhe se ishte një ndeshje e vështirë.

“Normal që është emocion që të luash për lëkurën tënde të dytë. I them faleminderit ekipit tim që më ndihmon në fushë dhe në stërvitje”, ka thënë Bare pas ndeshje.

“Griezmann është lojtar i madh. Te Atletico ka qenë pika e referimit tim. Duhet të dimë se kishim përballë kampionët e botës, Francën. Megjithatë unë mendoj se duhet të jepnim më shumë në fushë. Kaq dhamë dhe dolëm me rezultat negativ”, ka shtuar më tej ai.

Të martën, Shqipëria do ta presë në shtëpi Islandën, gjithashtu ndeshje e vlefshme për kualifikimet në EURO 2020.

Lexo po ashtu Franca e mposht Shqipërinë në kualifikimet për Euro 2020, gara në Grupin H ende e hapur

Franca, Turqia dhe Islanda e ndajnë pozitën e parë të Grupit H me nga 12 pikë, Shqipëria me gjashtë, Moldavia me tri dhe Andorra ende pa pikë.

Duke parë gjendjen aktuale në këtë grup, mund të thuhet se shanset e Kombëtares tonë për t’u kualifikuar në Euro 2020 janë shuar tashmë. /Telegrafi/

Exit mobile version