Keidi Bare ka qenë protagonist në lojën e Atletico Madridit kundër Liverpoolit.
Ai ka realizuar golin e vetëm për skuadrën spanjolle dhe kjo ka bërë jehonë të madhe në Spanjë.
E përditshmja spanjolle “AS” i ka kushtuar një artikull skuadrës së Diego Simeones, ku i kanë veçuar pesë shtylla në të cilat mund të bazohet trajneri argjentinas.
“Keidi është xhoker i Simeones. Ka karakter dhe nuk ndalet, ekipin e dërgon drejt zonës së kundërshtarit. Ka shënuar një gol dhe ‘El Çolo’ vazhdon që t’i japë mundësi”, shkruan “AS”.
Mesfushori ka luajtur deri më tani me ekipin e dytë të ekipit spanjoll, ku në 36 paraqitje ka shënuar dy gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tELLaF7iji0