Keidi Bare po stërvitet aktualisht me trajnerin e dytë të Atletico Madridit, German Burgos.
Ky i fundit mund të bëhet në të ardhmen dhe vjehrri i lojtarit të kombëtare shqiptare.
Talenti shqiptar ka nisur një histori dashurie me vajzën e trajnerit, Florencia.
Madje, tashmë çifti ka bërë publike marrëdhënien edhe në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Bare ka debutuar me ekipin e parë në janarin e këtij viti në një ndeshje të Copa del Rey kundër Las Palmasit.
Ndryshe, lojtari konsiderohet si lojtar me të ardhme të ndritur në radhët e skuadrës madrilene. /Telegrafi/