Atletico Madridi fitoi në finale të Audi Cup ndaj Liverpoolit pas penalltive.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa golin e vetëm për klubin spanjoll e shënoi Keidi Bare.
Ky ishte goli i parë i Keidit me fanellën e Atletios dhe çka është më e rëndësishmja bëhet shqiptari i parë që shënon te skuadra spanjolle.
Debutimi i tij erdhi në Kupën e Mbretit ndaj CD Guijuelo në vitin e kaluar, ndërsa ai vlerësohet lartë nga trajneri Diego Simeone.
19-vjeçari luan rregullisht me Kombëtaren e Shqipërisë U21, ndërsa te Atletico është pjesë e rregullt e skuadrës së parë.
Edhe pse ai kërkohet nga shumë skuadra, Atletico beson te shqiptari dhe dëshiron që ai të rritet nën frymën e tyre dhe kështu ka refuzuar gjithë ofertat. /Telegrafi/