Telegrafi

Ke$ha nënshkruan me MTV-në

Këngëtarja e hitit “Die Young” ka nënshkruar marrëveshje me MTV-në për një seri të re televizive, e cila premton të dokumentojë “dramën, zemërimin dhe euforinë” e jetës së saj profesionale dhe personale.

“Ju mund ta keni dëgjuar zërin tim në radio, më keni parë në skenë ose në video muzikore, por kjo është vetëm një pjesë e tregimit”.

“Me këtë seri dokumentare unë zbuloj një pamje më të kompletuar të asaj se si duket jeta ime në të vërtetë. Nuk është e gjitha glamuroze, por është reale”, ka thënë Ke$ha.

Ky reality-shou do të fillojë të emetohet nga muaji prill. /Telegrafi/