Site icon Telegrafi

KEDS vendos trafo të re në Gjinoc

Trafo e re dhe rrjeti përcjellës më dhjetëra shtylla betoni kanë rritur kualitetin e shërbimeve për Gjinocin e Suharekës. Ata tash kanë një brengë më pak

Nexhmedin Bilallaj nga Gjinoci i Suharekës, përkundër vapës së madhe dhe sëmundjes së zemrës, nuk ngurron të ndalet te trafo e re e vendosur në lagjen e tij e të flasë fjalë miradije për të. “Kjo trafo dhe rrjeti i ri, na i ka heqë korrektorët nga shtëpia. I kishim në çdo cep të shtëpisë. Nuk mundeshim pa ta. Tash kanë zënë vend në një qoshe në tavan”, thotë Bilallaj, banor i Gjinocit.

“Tensioni tash është shumë stabil. Përpara nuk punonte thuajse asgjë”, shton Bilallaj, teksa tregon gjendjen e mëparshme, të trashëguar nga koha kur distribucioni ishte aset publik. Edhe qindra gjinocas tjerë tash e kanë jetesën shumë më të lehtë, pa një problem që i preokuponte çdo ditë. Ata kanë vetëm fjalë miradije për KEDS-in.
Në Gjinoc, pos trafos së re janë vendosur edhe dhjetëra shtylla betoni dhe përçues, të cilët e kanë modernizuar rrjetin.

Projekti është pjesë e investimeve për vendbanimet e identifikuara me rënie të tensionit në mars të këtij viti. “ Me të parë situatën nuk ndenjëm duarkryq. Shkuam i bëmë matjet dhe rezultoi se duhet intervenuar. Përpiluam projektin, iu përveshëm punës dhe në afatin më të shkurtër të mundshëm e implementuam atë”, thotë Valoni.

Deri tash, vetëm gjatë katër muajve të fundit dhjetëra-mijë konsumatorë kanë shërbime brenda standardeve dhe më të sigurta. KEDS ka intervenuar në shumë vendbanime duke modernizuar rrjetin, ku nuk ishte bërë asnjë investim për shumë dekada. Këto janë pjesë e investimeve, të cilat përmbushin misionin e kompanisë që të zgjidhë të gjitha problemet infrastrukturore për distribuimin e energjisë elektrike. Ato probleme të trashëguara po zvogëlohen dita -ditës, përderisa partneriteti KEDS-konsumator, po rritet gjithnjë e më tepër. /Telegrafi/

Exit mobile version