Site icon Telegrafi

KEDS-i tregon se si të kursejmë energji elektrike në ambiente pune

Domosdoshmëria e përdorimit të energjisë elektrike në jetën tonë të përditshme, duhet të na bëjë më të vetëdijshëm që ne ta kursejmë atë në çdo formë të mundshme.

Ekzistojnë shumë mënyra të lehta dhe efikase për të kursyer energjinë elektrike, duke filluar nga ambienti në të cilin punojmë.
– Fikni dritat kur nuk janë të nevojshme;
– Përdorni ndriçimin natyral;
– Instaloni sensorë automatikë që funksionojnë me detektim të lëvizjes;
– Zëvendësoni dritat e zakonshme me dritat LED;
– Inkurajoni stafin të mbajë dritaret dhe dyert të mbyllura kur ngrohja ose kondicioneri janë ndezur;
– Nëse zyra ka ashensor, përdorni shkallët sa herë që keni mundësi;
– Pajisjet e vjetruara priren të jenë më pak efiçiente. Zëvendësoni ato me modele më të reja, që janë më efiçiente;
– Largoni kabllot e pajisjeve elektrike nga priza kur është e mundur, në mënyrë që të mos e shkarkojnë energjinë elektrike kur nuk janë në përdorim;
– Mos i lini paisjet në ”sleep mode” or standby për periudha të gjata ose gjatë natës;
– Në përfundim të orarit të punës ndërprejeni energjinë elektrike në mënyrë automatike, në të gjitha pjesët e objektit ku është programuar. Kjo mund të bëhet edhe përmes pajisjeve të mençura.

Exit mobile version