Telegrafi

KEDS: Së shpejti do të rikthehet furnizimi me energji në dy lagje të Prishtinës

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se së shpejti do të rikthehet furnizimi me energji për një pjesë të lagjes Muhaxherëve dhe një pjesë të Bregut të Diellit.

Sipas një statusi të publikuar në Facebook thuhet se ndërprerja e energjisë ka ndodhur si pasojë e mbingarkesave në daljen 36, nga nënstacioni Prishtina, e cila furnizon pjesërisht lagjet e sipërme, ka ardhur deri tek dëmtimi i kabllos nëntokësore furnizuese

“Së shpejti rikthehet furnizimi me energji për një pjesë të lagjes Muhaxherëve dhe një pjesë të Bregut të Diellit, të cilët aktualisht janë pa energji elektrike. Si pasojë e mbingarkesave në daljen 36, nga nënstacioni Prishtina II, 110/10 e cila furnizon pjesërisht lagjet e sipërme, ka ardhur deri tek dëmtimi i kabllos nëntokësore furnizuese. Ekipet e KEDS kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku pas lokalizimit dhe hapjes së kanalit, po punojnë në sanimin sa më të shpejt të prishjes”, kanë shkruar në Facebook.  /Telegrafi/