Site icon Telegrafi

KEDS do të organizojë aktivitet për nder të Ditës së fëmijëve

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) , ka ftuar të gjithë fëmijët e Kosovës që të i bashkëngjiten në ngjarjen e organizuar nga KEDS-i, me datën 1 Qershor 2010, duke filluar nga ora 11:00, në oborrin e KEDS ne qendër.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në oborrin e KEDS në Prishtinë do të ketë lojëra, vizatime, muzikë dhe aktivitete tjera shumë argëtuese. Mbi të gjitha, do të ketë ushqim dhe akullore, ndërsa surpriza të tjera do ju përcjellin përgjatë aktivitetit. Në këtë ditë, fëmijët do të kenë mundësi të marrin pjesë në disa nga këndet argëtuese: Këndi i vizatimit dhe ngjyrosjes së fytyrës apo face-painting, Këndi i lojërave dhe këndi i muzikës dhe vallëzimit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it. /Telegrafi/

Exit mobile version