Largimi i disa punëtoreve nga vendet e tyre të punës, sipas zyrtarëve të KEDS-it, ka ardhur pas një procesi të gjatë të shqyrtimit të nevojave operacionale, përmirësimeve të reja teknologjike dhe ndryshimeve në sistem.
“Si një kompani private ne u nënshtrohemi proceseve të vazhdueshme për optimalizimin operacional me synim për të ulur kostot, e cila në anën tjetër ka ndikim pozitiv në tarifat dhe faturat e konsumatorëve”.
Këto zhvillime vijnë si rezultat i këtyre proceseve por e përsërisim se shumica dërmuese e kontratave janë vazhduar.
Në të gjitha këto zhvillime ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me sindikatat për të arritur një përfundim sa më të mirë për të gjithë dhe me këtë rast i falënderojmë ata për një qasje pozitive.
Për sa i përket Kontratës Kolektive, KEDS-i e ka cekur edhe më parë se nuk është nënshkruese e kësaj kontrate dhe siç është theksuar edhe nga organet relevante, kjo kontratë nuk i obligon kompanitë për ta implementuar.
KEDS beson se nuk ka arsyeje për protestë pasi që ka vazhduar pothuajse të gjitha kontratat. /Telegrafi/