Site icon Telegrafi

KEDS: Shtylla në lagjen e Spitalit është e Postës

KEDS ka reaguar ndaj lajmit me titull “Shtylla elektrike që po rrezikon jetën e banorëve në lagjen e Spitalit” të publikuar sot në portalin Telegrafi.

Lexo po ashtu Shtylla elektrike që po rrezikon jetën e banorëve në lagjen e Spitalit (Foto)

Në reagimin e KEDS, thuhet se kjo shtyllë nuk është e tyre por e Postës.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë:

Në artikullin tuaj me titull Shtylla elektrike që po rrezikon jetën e banorëve në lagjen e spitalit, gabimisht deklaroni se kjo shtyllë është elektrike dhe e KEDS.
Ne kemi verifikuar me ekipet tona në terren dhe kemi vërtetuar se kjo shtyllë nuk është shtyllë elektrike por e Postës.
Prandaj lusim që të sqaroni opinionit për këtë lëshim të cilin e keni bërë në këtë lajm./Telegrafi/

Exit mobile version