Telegrafi

KEDS shkyç nga rrjeti elektrik Valdete Demën, nënën e cila jeton me asistencë sociale (Video)

Valdete Dema, nëna e cila po e rritë e vetme djalin e saj pesë vjeçar të sëmurë nga epilepsia, ka tre vite që jeton me asistencë sociale.

Valdetes i është shtuar edhe një hall tjetër së fundmi, KEDS-i e ka shkyçur nga furnizimi me energji elektrike.

Ajo për RTV Dukagjini ka treguar se për rikyçje në rrjetin elektrik KEDS-i i ka kërkuar që të paguajë 100 euro.

Zëdhënësi i KEDS-it , Viktro Buzhala ka treguar se Valdete Dema është shkyçur nga rrjeti elektrik për shkak të borxhit.

Ajo ka thënë se me 85 euro të ndara nga asistenca sociale nuk po ka mundësi t’ia sigurojë djalit as bukën e gojës. /Telegrafi/