Site icon Telegrafi

KEDS: Shkaku i mbingarkesës, ndërpreje të rrymës në Prishtinë e Hajvali

KEDS njofton se si pasojë e mbingarkesës së transformatorit të KOSTT-it në Prishtina 7, dhe me kërkesë të kësaj kompanie, janë detyruar të ndalin daljet që furnizohen nga ky transformator, përkatësisht pjesa e Prishtinës së Re, Matit 1 dhe Hajvalisë.

Në një komunikatë për media, thuhet se KEDS po bën maksimumin që të afektohen sa më pak konsumatorë dhe këto ndalesa të jenë sa më të shkurtra.

Për zgjidhjen e këtij problemi, me kërkesë të KOSTT-it, do të ketë ndalje totale të këtij transformatori dhe daljeve që derivojnë nga ai në ora 1:00 pas mesnate, e cila do të zgjasë rreth orë 1 orë, në mënyrë që të mos vijë deri te ndonjë avari, prë shkak të temperaturave të ulëta dhe kërkesës së lartë për energji elektrike.

“Gjatë periudhës së apostrofuar nga KOSTT do të bëhet transformimi i ngarkesës nga njëri transformator në tjetrin. Kjo punë po bëhet për të evituar mbingarkesat dhe është zgjedhur koha më e përshtatshme, kur konsumi është në pikën më të ulët në këtë periudhë”, thuhet në sqarimin e KEDS-it./Telegrafi/

Exit mobile version