Site icon Telegrafi

KEDS reagon në kohë të shpejtë

Të reshurat, stuhia, erërat dhe presionet atmosferike që dëmtuan shtëpi dhe objekte të ndryshme, nuk i ndaluan zyrtarët e prishjeve në KEDS që në mënyrë efikase të menaxhojnë me situatën e krijuar edhe në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike.

Të ndihmuar nga ekipe shtesë por edhe nga ekipet e mirëmbajtjes, zyrtarët e prishjes në KEDS kanë treguar rezultate drejt rregullimit të shumë prishjeve që u shkaktuan nga erërat e forta dhe të reshurat atmosferike.

“Në afat të shkurtë kohor, gjendja tanimë është përmirësuar në gjithë vendin. Sipas informatave të ekipeve në terren, falë përkushtimit dhe punës së palodhshme dhe të pandërprerë deri në orët e vona të natës së kaluar, në kushte jashtëzakonisht të rënda KEDS ka arritur që të rregullojë pothuajse të gjitha prishjet”, ka njoftuar KEDS-i nëpërmjet një komunikate për media.

Varësisht nga niveli dhe lloji i prishjes, disa nga prishjet kanë marrë më shumë kohë për t’u rregulluar e disa janë rregulluar më shpejtë. “Falënderojmë të gjithë punëtorët e KEDS në terren për punën e palodhshme si dhe qytetarët e shumtë që kanë lajmëruar prishjet dhe kane asistuar me qëllim të sanimit të gjendjes në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor”. /Telegrafi/

Exit mobile version