Site icon Telegrafi

KEDS prezanton kalkulatorin që llogarit subvencionimin e tarifave të rrymës

KEDS/KESCO njofton se ka lansuar kalkulatorin për llogaritjen e subvencionit të Qeverisë së Kosovës për tarifat e energjisë elektrike, të datës 08 shkurt 2022.

Më 8 shkurt 2022, kur ZRRE-ja kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, Qeveria e Kosovës u zotua se do të ofrojë 100 milionë euro për të subvencionuar mbulimin e një pjese të kostos për të gjithë konsumatorët, të cilat janë përfshirë në përllogaritjen përfundimtare.

Përkatësisht, tarifat aktuale të cilat janë në fuqi përfshijnë subvencionimin e Qeverisë së Kosovës, prej të cilave 47 milionë euro janë ndarë për periudhën shkurt-gusht 2022.

Për të lehtësuar dhe kuptuar më mirë diferencën në shumën e subvencionuar nga Qeveria, KESCO ka zhvilluar kalkulatorin http://subsidy.kesco-energy.com , ku qytetarët jo vetëm se mund të shohin shumën totale të faturës, por edhe vlerën e këtij subvencioni, e cila zbritet automatikisht nga faturimi i konsumatorëve.

Në faqen e krijuar nga KESCO, ky subvencionim llogaritet automatikisht, thjesht duke shënuar shifrën e konsumatorit që gjendet në pjesën e sipërme të faturës.

Exit mobile version