Për shkak të punimeve të planifikuara për sigurinë e sistemit energjetik KEDS ka njoftuar se nesër do të ketë në disa lokalitete ndërprerje të rrymës gjatë kryerjes së punimeve.
Ky është orari sipas rajoneve të vendit:
Rajoni i Gjakovës
Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Skivjani (Kodi: 80080009) prej orës 11:00 deri ne ora 12:30
Vendet: fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë(një pjesë), Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.
Arsyeja: Demontim montimi i shtyllës së tensionit të mesëm në degëzimin për Bitesh.
Rajoni i Prishtinës
NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
TS 10/0.4 kV Matiçani 2 (Kodi:19000041005) prej orës 10:30 – 15:00.
Vendet: rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.
Arsyeja: Punime në rrjetin e tensionit të ulët.
Rajoni i Ferizajt
TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:
Degëzimi 10 kV (Kodi: 40042001184, 002) prej orës 10:00 – 11:30 .
Vendet: rr.12 Qershori dhe rr.Ismajl Qemali nga një pjesë.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjeve rele dhe aktivizimi i transformatorëve toroidal.
TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:
Degëzimi 10 kV (Kodi: 40042001230, 228, 245, 255) prej orës 12:00 – 13:30 .
Vendet: rr. Enver Topulli.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjeve rele dhe aktivizimi i transformatorëve toroidal.
TS 35/10kV Ferizaj I do të ndërprehet:
Degëzimi 10 kV (Kodi: 40040004200, 005, 023, 034) prej orës 12:00 – 13:30.
Vendet: rr. Skënderbeu një pjesë dhe rr. Beteja e Koshares.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjeve rele dhe aktivizimi i transformatorëve toroidal.
TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:
Degëzimi 10 kV (Kodi: 40042001209, 001) prej orës 13:30 – 15:00
Vendet: Rr. Enver Topulli.
Arsyeja: Testimi i mbrojtjeve rele dhe aktivizimi i transformatorëve toroidal.