Site icon Telegrafi

KEDS ndihmon me kompjuterë shkollën ‘Ushkin Miftari’

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka bërë dhurimin e kompjuterëve për shkollën fillore “Ukshin Miftari” në Skivjan të Gjakovës.

Isuf Stojku drejtor i shkollës, tha se është shumë e rëndësishme dhe shumë e çmueshme kjo që ka bërë KEDS, pasi që tani nxënësit do të kenë mundësi që t’i praktikojnë ato që i mësojnë në teori në lëndët teknologjike.

Për të parë nga afër dhe për të bërë përurimin e kabinetit të ri, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i KEDS-it, George Karagutoff, i cili tha se kompania që ai udhëheqë, që nga themelimi i ka kushtuar rëndësi mbështetjes së të rinjve.

KEDS përveç kësaj shkolle, do të iu dhurojë kompjuterë edhe disa shkollave të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version