Site icon Telegrafi

KEDS: Ndërprerje e energjisë elektrike në Prishtinë për shkak të prishjes

KEDS njofton se sot, para orës 15:00 është shkaktuar një prishje në nënstacionin 110/10 kV Prishtina III, aset i KOSTT-it.

Prishja ka ndodhur nga një nënkontraktor po i kësaj kompanie dhe kjo ka bërë që pa energji elektrike të mbet pjesa verilindore e Prishtinës, përkatësisht pjesa nga Taslixhja deri tek Sofalia.

KEDS ka nisur menjëherë një ekip në vendin e ngjarjes për të asistuar në riparimin sa më të shpejtë të kësaj prishjeje, thuhet në njoftimin e KEDS-it. /Telegrafi

Exit mobile version