Telegrafi

KEDS-i kërkon kursim të energjisë elektrike nga gastronomia

Ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në restorante është përgatitja e ushqimit, ftohja dhe ngrohja e ambientit.

Ne mund të veprojmë me hapa të vegjël sot, që të ndihmojmë sadopak në përmirësimin e gjendjes elektro-energjetike të vendit, për muajt e vështirë që do të vijnë me ftohjen e motit.

Filloni t’i aplikoni këto ndryshime në rutinën tuaj ditore:
– Fikni disa nga poçët dekorues, që nuk do të ndikonin në uljen e ndriçimit të nevojshëm të ambientit
– Gjatë natës mos harroni ta fikni ndriçimin dhe pajisjet e tjera shpenzuese
– Akordoni termostatin e kondicionerit në 24 gradë Celcius, që konsiderohet të jetë temperaturë efiçiente
– Nëse nuk keni alternativë të ngrohjes (përpos me energji elektrike) për ditët e ftohta, akordoni temostatin në atë mënyrë që ambienti të jetë i rehatshëm, por jo i ftohtë. Temperatura e rehatshme e dhomës gjatë dimrit parashihet të jetë 19 gradë
– Gjatë ditës ndalni ngrohjen tërësisht për disa orë. Kjo nuk do të ndikoj aq shumë në ndryshimin e temperaturës së rehatshme të hapësirave, por kursimi në anën tjetër do të jetë i madh
– Parandaloni ngrohjen e hapësirave të caktuara, aty ku nuk ka nevojë, duke vendosur në kaldajën qendrore një ndërprerës kohor (WiFi, digjital apo mekanik)

Ndërsa si masa afatgjate, ju mund t’i:
– Zëvendësoni poçët tradicional me ata efiçient
– Zëvendësoni pajisjet elektrike jo-efiçente me pajisje efiçiente, etj.