Me teknikat e duhura të kursimit të energjisë, sektori industrial që përdor një sasi të madhe të energjisë së ofruar në botë.
Mund të kursejë energji elektrike nëse aplikohen shembujt si më poshtë:
– Pastrimi i rregullt dhe mirëmbajtja e planifikuar e makinerive optimizon performancën dhe jetëgjatësinë e këtyre makinerive dhe mund të përkthehet në kursime të mëdha të energjisë;
– Një mënyrë tjetër e thjeshtë është të siguroheni që të gjitha makineritë dhe pajisjet të fiken kur nuk përdoren. Përdorimi i pajisjeve vetëm kur ju nevojiten, mund të rezultojë në kursime të konsiderueshme të kostos së energjisë elektrike;
– Sistemet e ftohjes mund të shpenzojnë mjaft shumë energji elektrike, andaj duhet të siguroheni që kondicioneri juaj të aranzhohet në opsion optimal dhe jo më shumë se që është e nevojshme;
– Dhoma e mbyllur siç duhet ndihmon kondicionerin të përdorë më pak energji;
– Zëvendësimi i një motori të vjetër me fuqi të lartë, me një motor me fuqi më të ulët dhe efikas është një mënyrë e shkëlqyer për të ulur kostot. Ka shumë industri që përdorin motorë të vjetër, të cilët duhet të zëvendësohen në mënyrë që të kursehet sa më shumë energji elektrike;
– Zëvendësimin i poçave tradicional me poça LED me fuqi të ulët;
– Kontrollimi i ndriçimit përmes sensorëve të lëvizjes (tualete dhe zona të tjera që nuk përdoren tërë kohën.