Site icon Telegrafi

KEDS-i investon 203 milionë euro në rrjetin elektrik – humbjet reduktohen në 40 për qind

Investimi në sistemin elektro-energjetik shpërndarës ka qenë dhe vazhdon të mbetet prioritet fondamental i KEDS-it për të përfunduar tranzicionin e drejtë energjetik.

Bashkë me të edhe reduktimi i humbjeve!

Me investimet e bëra në rrjetin e shpërndarjes, digjitalizimin e deri te transformimi i linjave, KEDS-i ka kaluar nga rrjeti elektrik tradicional në një rrjet të digjitalizuar në masë të madhe.

Intervenimi në rrjetin elektrik të shpërndarjes në Kosovë, prej vitit 2013 e deri më sot, jo vetëm se është treguar i suksesshëm në mobilizimin e tij, duke e optimizuar atë si një platformë digjitale, gjithnjë sipas standardeve më të reja teknologjike, por edhe është përkthyer në një mekanizëm i nevojshëm praktik e inovativ.

Investimet kapitale të KEDS-it në rrjetin shpërndarës, në njehsorë elektrikë dhe kudo që ka qenë e nevojshme për të pasur një rrjet të qëndrueshëm, prej atëherë kanë arritur shumën prej 203 milionë eurove.

Mbi të gjitha, investimet, në praktikë, kanë ndikuar edhe në reduktimin e humbjeve të energjisë për 40 për qind.

KEDS-i është i përkushtuar që humbjet t’i reduktojë edhe më, përmes kontrolleve dhe përmes investimeve të vazhdueshme në rrjetin shpërndarës, gjithnjë në të mirë të së ardhmes së industrisë sonë elektrike.

Exit mobile version