Site icon Telegrafi

KEDS-i ia merr lopën familjes skamnore, për shkak të borxhit (Foto)

Kompania e KEDS-it kishte kërkuar nga përmbaruesi privat që kryefamiljarit Bislim Haliti nga fshati Dvorishtë komuna e Podujevës t’i shqiptohet masa e dënimit me 5 muaj burg ose t’i konfiskohet pasuria familjare, pasi që ky i fundit i ka borxh për rrymë kompanisë së KEDS-it 1,279.43 euro.

Mirëpo, familja pesë anëtarëshe e Halitit jeton në kushte të vështira ekonomike, madje një kohë nuk kishte marr as asistencën sociale.

Hoxha i Xhamisë së vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu tregon për arbresh.info se si kompania KEDS ia kishte marrë të lartcekurit lopën për shkak të borxhit.

“Pasi që Bislimi jeton në kushte të vështira dhe me asistencë sociale ai nuk kishte para ta paguaj borxhin e rrymës. Kështu Bislimi është detyruar ta jap lopën vlerën e të cilës nuk e kanë llogaritur as sa gjysma e saj”, ka thënë hoxha, duke shtuar se me pas Bislimi kishte mbetur vetëm në duart e bamirësve.

“Borxhet e të pasurve kanë arritur në miliona kurse KEDS-i i gjeti skamnoret për të kryer si duhet punën e tyre”, tha ai.

Mirëpo ky hoxhë ashtu si njihet edhe nga banorët e Podujevës për bamirësi, nuk kishte qëndruar duke heshtur por me iniciativën e shumë banorëve kishin blerë dy lopë për dy familje skamnore.

“Me iniciativën e Xhamisë së vjetër në Podujevë ne sot realizuam projektin për blerjen e dy lopëve ku njërën ia dërguam kryefamiljarit Bislim Haliti dhe tjetrën një familje skamnore nga fshati Ballofc në Podujevë. Bamirësit të cilët na ndihmuan për këtë janë nga Zvicra dhe Gjermania dhe i falënderojmë shumë”, tha hoxha./Arbresh.info/

 

Exit mobile version