Konsorciumi ‘Çalik-Limak’, që e privatizoi KEDS-in, do të përfitojë deri në 10 pwr qind nga inkasimi i borxheve të KEK-ut.
“Tashmë KEDS-i është agjent i KEK-ut për grumbullimin e borxheve të vjetra, e që shuma që ata përfitojnë nga mbledhja e borxheve kap përqindjen prej 5 deri në 10 për qind, varësisht nga grumbullimi i mjeteve nga borxhet”, ka bërë të ditur një burim nga KEK-u.
Në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), si dhe përfaqësuesit e KEDS-it dhe KEK-ut nuk kanë treguar përfitimet e kompanisë KEDS nga ky shërbim.
Sipas zyrtarëve të KEK-ut, në kohën kur është nënshkruar marrëveshja mes KEDS-it në maj të vitit të kaluar, shuma e borxheve ka qenë 410 milionë euro.
“Siç jeni në dijeni, në bazë të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë finalizuar dy procese të ndryshimeve strukturore që kanë afektuar KEK-un”, ka thënë Edmond Nulleshi, drejtor i Shërbimeve në KEK. /Kosova Sot/Telegrafi/