Telegrafi

KEDS-i mund ta plotësoj vetëm një kërkesë të protestuesve

Duke qenë se realisht vetëm një kërkesë e grupit të protestuesve mund të plotësohet nga KEDS, ne vlerësojmë se kemi plotësuar kërkesën e vetme që ka të bëjë me ne. Dëshirojmë të potencojmë edhe njëherë që KEDS nuk përcakton çmimet dhe strukturat tarifore të energjisë elektrike andaj edhe një gjë e tillë nuk duhet kërkuar nga ne.

Derisa në lidhje me transparencën publike rreth KESCO, ne gjatë ditës së djeshme kemi publikuar informata shtesë në lidhje me KESCO si dhe kemi ftuar të gjitha grupet organizuese të protestës të vizitojnë KEDS për informata dhe dokumente shtesë me qëllim të informimit të drejtë.

Nga ky moment, vlerësojmë që protestat e radhës të organizuara në këtë drejtim janë të padrejta dhe përdoren për qëllime personale ose të afirmimit personal të individëve ose të grupeve të caktuara për shkak se fatkeqësisht dy kërkesat e para nuk mund të plotësohen nga KEDS. Andaj, nëse qëllimi është të mbrohen interesat e qytetarëve dhe të arrihen rezultate përmes protestës, kërkesa të tilla nuk duhen kërkuar nga institucionet që në fakt nuk mund t’i plotësojnë ato, në këtë rast nga KEDS.

Pa marrë parasysh protestat e grupit të protestuesve ne kemi vazhduar me punën tonë dhe ndihemi të motivuar plotësisht të vazhdojmë implementimin e qëllimeve tona. Këtë e kemi dëshmuar dje duke rregulluar më shumë se 135 prishje në afat rekord dhe në kushte të vështira atmosferike për më pak se 20 orë.
Përfundimisht, ne kemi reaguar në plotësimin e kërkesave të protestuesve, sidomos të atyre kërkesave që kanë direkt lidhje me fushën e veprimit të KEDS dhe KESCO dhe që mund të plotësohen nga KEDS dhe KESCO. /Telegrafi/