Site icon Telegrafi

KEDS: Gjykata vërtetoi se nuk ka pasur mashtrim të konsumatorëve në rastin ‘Kohler’

KEDS-i përmes një komunikate për media ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila e provon pafajësinë ndaj akuzave për mashtrim në rastin e njehsorëve Kohler.

Ky vendim, sipas KEDS-it, vërteton se kompania dhe as punëtorët e saj nuk ka qenë të përfshirë në ndonjë aktivitet mashtrues.

Lexo po ashtu Historiku i skandalit me njehsorin “Kohler”

“Kompania jonë është e përkushtuar që të ofrojë shërbime kualitative dhe do të vazhdojë të punojë me këtë princip edhe në të ardhmen gjithmonë duke respektuar pa kompromis të gjitha ligjet në fuqi. Sa i përket vendimit keqpërdorim të detyrës, ne besojmë fuqishëm se punëtori ynë ka vepruar në përputhje të plotë me ligjet në fuqi dhe besojmë me bindje se kjo do të vërtetohet edhe në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version