Site icon Telegrafi

KEDS fitoi çmim prestigjioz në Amerikë

KEDS ka fituar gjatë kësaj jave një çmim mjaft prestigjioz në Amerikë. Çmimi Social Good i është ndarë KEDS-it nga National Press Club në Washington në një konkurrencë të jashtëzakonshme të kompanive nga mbarë bota.

Ky nderim i është bërë kompanisë për programin e KEDS Akademisë.

Pranimin e çmimeve e ka bërë delegacioni i KEDS-it me në krye Mesut Serhat Dinc, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KEDS-it dhe ideator e themelues i Akademisë së KEDS-it.

“Është një nder i madh ta marrim këtë çmim sot. Na përmbushë edhe më shumë fakti se ky çmim është ndarë për rininë e Kosovës. Përderisa shumica prej jush e kujtoni Kosovën në lajme kryesore teksa kalonte në një luftë të tmerrshme, sot rinia e këtij vendi po bën punë të palodhshme që të ndërtojë një vend ku secili jeton në paqe. Ky çmim është tregues se kjo po arrihet”, tha Dinc pas pranimit të çmimit.
“Akademia e KEDS-it tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare. Ky projekt me gjithë këtë vlerësim ndërkombëtar, pos që na bind se po e kryejmë punën tonë siç duhet, është motiv shtesë për t’ua mundësuar realizimin e ëndrrave shumë të rinjve. Kjo na bën të ndihemi krenarë”, shtoi Dinc.

Prezantimi dinjitoz i Akademisë së KEDS-it në Amerikë e rendit Kosovën në mesin e vendeve kompanitë e të cilëve kanë kujdes të veçantë për shoqërinë, sidomos për avancimin e vlerave tek të rinjtë.

Ky nuk është çmimi i vetëm ndërkombëtar që ka fituar kjo akademi. Ajo më herët kishte fituar edhe 4 çmime prestigjioze ndërkombëtare Stevie Award në Paris. /Telegrafi/

Exit mobile version