Si pasojë e zjarrit të vënë nga persona të papërgjegjshëm, janë shkaktuar dëme në daljet Graçanica 1 Graçanica 2 dhe dalja Hajvalia.
KEDS-i njofton se shumë shtylla elektrike janë dëmtuar së bashku me përçues dhe largpërçuesin 35kV që furnizon daljen Badovci.
Ekipe shtesë kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës dhe që sa më parë të stabilizojnë gjendjen.
Po ashtu dy fshatra në Mitrovicë, Maxhera dhe Dedi, pikërisht për shkak të zjarrit po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
“Një gjest i tillë, përpos që ka dëmtuar asetet tona, ka shqetësuar dhe lënë pa energji elektrike konsumatorët. Ndërkohë që po përballemi me COVID19, ne kërkojmë nga konsumatorët mirëkuptim, ngase situate të tilla janë të paparashikueshme”, thuhet në njoftim.