Site icon Telegrafi

Keçi: Për 90 minuta nuk e njoh vëllaun

Trajneri i ri i Prishtinës, Suad Keçi do të debutojë pikërisht kundër Hajvalisë e cila drejtohet nga vëllai i Suadit, Sunaj Keçi.

“Timonieri” i ri kampionëve në fuqi, synon që me fitore ta nis aventurën në krye të prishtinasve.

Suad Keçi në një konferencën për media, para duelit me Hajvalinë, ka thënë se në duel me Hajvalinë kërkon pikët maksimale. Ai thotë se Prishtina do të luftojë deri në fund për titull të kampionit.

“Përballja me Hajvalinë është ndeshje derbi, sepse skuadra e Hajvalisë me paraqitjet e saj në pranverë ndodhet në luftë për ekzistencë, ndërsa ne tentojmë t’i mbajmë akoma gjallë shpresat për titull. Kam thënë se ne do të luftojmë deri në fund sa të ekzistoj matematika. Nuk do të dorëzohemi dhe mendoj se këtë do ta bëjmë me lojë të mirë”, ka thënë Keçi.

Në pyetjen e gazetarëve rreth sfidës me vëllaun, Sunaj Keçin, Suadi tha: “Nuk kemi diskutuar për ndeshjen tonë. Së fundmi jemi takuar dhe i kemi shikuar bashkë ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Sunaji është më i vjetër se unë. Mendoj se ka përvojë më shumë se unë, por te unë mbetët principi çka është edhe primare se në fushë nuk e njoh vëllaun. Vëllezër jemi vetëm para ndeshjes dhe pas përfundimit të ndeshjes”, theksoi Suad Keçi

Ai shpreson se Prishtina do ta mposht Hajvalinë dhe do të rris gjasat në garën për majat e tabelës.

Krahas sfidës Prishtina-Hajvalia, sot do të luhen edhe Besa-Feronikeli dhe Drita-Fushë Kosova, kurse Llamkos Kosova pushon në këtë xhiro. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version