Suad Keçi, trajner i Prishtinës në gjashtë javët e fundit është i mendimit se ekipit të tij i ka munguar fati sportiv në javët e fundit.
Në një bisedë të shkurtër për portalin, Sporti 1, Keçi ka folur për ndeshjet e paranë drejtimin e skuadrës kampione.
“Djemtë vërtetë janë duke u angazhuar maksimalisht në ushtrime, ndërsa edhe atmosfera në ekip është shumë e mirë”, tha ai.
“Mendoj se në këto ndeshje na ka munguar edhe fati sportiv, i cili nuk ka qenë në anën tonë”.
Ai nuk dëshiron të flas për skuadrat e tjera dhe parregullsitë eventuale. “Ka gjëra që nuk janë duke shkuar si duhet, por për to nuk dua të flas, megjithëse shpresoj se dikush do t’i këto gjëra”, tha Keçi. /Sporti1/Telegrafi/