Telegrafi

Keçi: Merituam barazimin ndaj Ballkanit

Trajneri Sunaj Keçi ka komentuar ndeshjen ndaj Ballkanit, duke thënë se rezultati i barabartë ishte real.

Skuadra e Flamurtarit ka arritur ta marrë një rezultat mjaft me vlerë ndaj Ballkanit.

“Kundërshtari ishte shumë i rrezikshëm dhe nuk qëndron rastësisht në krye te tabelës, ka shumë lojtarë kualitativ. Ne luftuan shumë por edhe kishim fat, pasi ata qëlluan shtyllën”.

“Gjithsesi, duhet pranuar dallimin e skuadrave që luftojnë për titull dhe ato për ekzistencë”.

“Nuk kishte shumë raste por nuk guxojmë të luajmë kaq hapur ndaj një skuadre për titull, pasi shumë lehtë kemi mundur të dënohemi por kishim fat”, ka thënë Sunaj Keçi. /Telegrafi/