Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi është parë i lumtur pas fitores së ekipit të tij në udhëtim te Drenica.
Flamurtari mori një fitore të madhe 2-1 ndaj rivalit direkt për mbijetesë, Drenicës dhe kjo fitore ishte e merituar sipas trajneri Keçi.
“Ne kemi pasur më shumë pushim sesa Drenica e cila luajti edhe për Kupë me Prishtinën dhe këtë e kemi shfrytëzuar”, ka thënë fillimisht Keçi pas ndeshjes për SS Kosova.
“Këtë fitore ia dedikojmë presidentit të klubit për mbështetjen që po na jep”.
“Sa i përket ndeshjes, kemi mundur të shënojmë edhe gola të tjerë pasi kishim raste të qind për qindta, por ia që në fund pranuam gol dhe rrezikuam, por fatmirësisht e fituam”.
“Tash na pret ndeshja me Trepçën’89 dhe edhe atje shkojmë për fitore”, përfundoi trajneri i kuqezinjve.
Ndryshe, Flamurtari renditet i teti me 32 pikë, ndërsa në ndeshjen e ardhshme përballet në udhëtim me një rival tjetër direkt për mbijetesë, Trepçën ’89. /Telegrafi/