Kampionia në fuqi të mërkurën pasdite në udhëtim mundi Ferizajn me rezultat 1-4, duke e bërë edhe më të nxehtë garën për kreun e tabelës, pasi që Prishtina tani kanë vetëm katër pikë më pak se lideri i tabelës, Llamkos Kosova.
‘Timonieri’ i ‘bardhekaltërve’, pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri lojë ofensive dhe arriti qëllimin e kësaj sfidë.
“Ne bëmë lojë ofensive. Shënuam katër gola dhe ne arritëm qëllimin tonë. Mendoj se në pjesën e dytë ishim të përqendruar në mbrojtje, ku zhvilluam lojë mjaft të mirë dhe me kundërsulme ne ndëshkuam kundërshtarin”, ka thënë Keçi.
Ai beson se të përzgjedhurit e tij do të vazhdojë me formë të mirë edhe në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të garave. /KP/Telegrafi/