Telegrafi

Keçi flet pas debutimit me humbje: Humbëm ndeshjen me gabimet tona, goli i parë erdhi nga pozita jashtë loje

Flamurtari nga humbja në humbje. Ekipi kryeqytetas pësoi këtë herë në udhëtim te Ballkani me rezultat 3-1.

Por, trajneri ri i emëruar te ‘kuqezinjtë’ Sunaj Keçi tregoi vështirësitë me të cilat po përballet skuadra e tij, ndërkohë që theksoi se nuk është i kënaqur as me ndarjen e drejtësisë.

“Të njëjtat gabime po na përsëriten pothuajse në secilën ndeshje. Në çdo repart kemi shumë gabime dhe humbjet janë të pashmangshme”.

“Nuk dua të ankohem në referim sepse nuk e kam natyrën e tillë, por gola e parë ishte dukshëm nga pozita jashtë loje dhe kjo ishte tejet demotivuese për ne që të shkonim në pushim duke pranuar një gol të tillë”.

“Por, po e them që ndeshjen e humbëm ne me gabimet tona“, deklaroi Keçi pas ndeshjes.

Në kuadër të javës së 12-të në Superligë, Flamurtari përballet me Prishtinën në “Fadil Vokrri” /Telegrafi/