Keanu Reeves është një nga aktorët më të njohur të hollivudit.
Sidoqoftë, ata që ishin duke bredhur rrugëve të Brooklyn vështirë që e kanë ditur se pranë tyre ndoshta ka shëtitur edhe aktori amerikan.
E gjithë kjo pasi që ylli i filmit “Speed” ka rritur flokët dhe mjekrën dhe pranë një studio filmike ishte ulur në një karrige teksa në kokë kishte një kapelë.
Ai e kaloi kohën duke u përgatitur për xhirimet e një filmi që bënë fjalë për një vrasës të pamëshirshëm të njohur si John Wook, i cili do të jetësohet për herë të tretë.
Dy filmat e parë ishin hit i vërtetë pasi që kanë arkëtuar mbi 260 milionë dollarë prej shfaqjeve në kinematë anembanë botës.
Pos këtij filmit, Reevesin këtë vit do të jemi në gjendje ta shohim në dramën shkencore-fiktive “Replicas” dhe në trillerin “Siberia”. /Telegrafi/
Happy to see him happy!?screenshot from a video. Thanks snow.charlie . #keanureeves @Keanu_TheClub ❤ pic.twitter.com/EYvn2dhZST
— Fabiana (@fabitono) April 20, 2018
Keanu Reeves – Films John Wick 3 in NYC – April 26, 2018https://t.co/WTbzXQUAu0 @celebrity_hive #KeanuReeves #JohnWick3 pic.twitter.com/0SswtIoRnV
— Ayako Ueda (@okka_nyan) April 27, 2018