Keanu Reeves ka dëshmuar se nuk duhet të jetë doemos në ndonjë film për të qenë hero. Aktori hollivudian gjatë fundjavës që lamë pas ka bërë miq të rinj, pasi aeroplani me të cilin udhëtonte u detyrua të aterronte në Bakersfield.
Më pas, ai vendosi që të udhëtonte me autobus nga San Francisco deri në Burbank të Los Angelesit.
Në disa video që i kanë xhiruar bashkudhëtarët e tij, Reeves është shfaqur shumë i afërt me të gjithë – transmeton Fox News.
Among the Top Three Things Trending today at 6:10am and 7:10am … Keanu Reeves helped out his fellow airline passengers when their plane had to land in Bakersfield for some mechanical issue…he got them all a bus to their final destination… wasn't… https://t.co/FTUCdMTuxf
— Warm 98.5 – 80s 90s NOW! (@warm985) March 27, 2019
Aktori ka qenë ndër më aktivët gjatë udhëtimit duke ua bërë bashkudhëtarëve shumë të shkurtë udhëtimin me atmosferën e krijuar.
Reeves në këtë mënyrë ka treguar edhe një herë thjeshtësinë e tij, për të cilën është i njohur, si një njeri shumë i zakonshëm dhe jo si një prej yjeve më të mëdha të botës së filmit. /Telegrafi/