Keanu Reeves është në Sao Paulo, ku po negocion rreth një serie televizive të re në qytetin brazilian, raportoi AP.
Aktori hollivudian u takua me guvernatorin Joao Dorio, kabineti i të cilit pas takimit njoftoi se artisti planifikon të fillojë xhirimet në muajin qershor.
Sekuencat filmike, emrin e të cilit nuk u zbulua, tashmë janë bërë Los Angelos, Nairobi, Budapest dhe Berlin.
Theksojmë se muaj më parë është bërë e ditur se aktori i famshëm është angazhuar fshehurazi në Fondacionin “John Wick” (që mban emrin e karakterit të tij në filmat për John Wickun).
Ky fondacion i financon hulumtimet shkencore për gjetjen e mjekimit për kancer, si dhe i ndihmon spitalet e fëmijëve.
“Vërtet dua t’i lë që ta kryejnë punën e tyre”, është shprehur Reeves kur është zbuluar se ai qëndron prapa këtij fondacioni bamirës. /Telegrafi/