Është e ditur se Keanu Reeves të gjithë statistëve që kanë punuar me të në filmat hit “Matrix” u kishte blerë motoçikleta. Honorarin e tij nga ai film i kishte ndarë me ekipin që ka punuar në efektet speciale dhe në kostumografi.
Po ashtu, kishte kërkuar që atij t’i paguhej honorar më i vogël në filma, në mënyrë që të mund të luanin edhe aktorë të tjerë.
Edhe pse është një yll hollivudian, ai udhëton me transport publik dhe shpesh shoqërohet me të pastrehët.
Ndërsa këto ditë është bërë e ditur se aktori i famshëm është angazhuar fshehurazi në Fondacionin “John Wick” (që mban emrin e karakterit të tij në filmat për John Wickun).
Ky fondacion i financon hulumtimet shkencore për gjetjen e mjekimit për kancer, si dhe i ndihmon spitalet e fëmijëve.
Kur është pyetur në lidhje më këtë, 54-vjeçari ka thënë se nuk dëshiron që emri i tij të lidhet me këtë fondacion, përkundër ndihmës që i jep.
“Vërtet dua t’i lë që ta kryejnë punën e tyre”, është shprehur Reeves kur është zbuluar se ai qëndron prapa këtij fondacioni bamirës. /Telegrafi/