Filmi “Matrix” është një nga filmat më të njohur fantastiko-shkencorë të të gjitha kohërave, ku luan Keanu Reeves.
Por Reeves nuk ishte në fakt zgjedhja e parë për rolin e Neo që e bëri atë të famshëm.
Ekskluziviteti i famshëm është bërë gjithnjë e më kompleks me kalimin e kohës, duke ndërtuar një histori të tërë të rënies së njerëzimit dhe sesi inteligjenca artificiale mund të shfrytëzonte racën njerëzore duke simuluar realitetin.
Megjithatë, roli duhet t’i kishte shkuar Brad Pitt. Gjatë viteve nëntëdhjetë, ai zgjidhte shpesh role interesante.
Ai madje dinte të rrezikonte, kështu që fitoi nominimin e tij të parë për ‘Oscar’ për aktorin më të mirë dytësor në filmin “Twelve Monkeys”, i cili u publikua në 1995.
Edhe pse Brad rrezikonte shpesh me zgjedhjen e roleve në atë kohë, ai përsëri refuzoi të aktrojë në “The Matrix”.
Megjithatë, mos-luajtja në “Matrix” nuk pati një ndikim të rëndësishëm negativ në karrierën e tij pasi ai u shfaq edhe në një tjetër klasik të të njëjtit vit, “Fight Club” të David Fincher.
Ashtu si “The Matrix”, “Fight Club” ishte në gjendje të përdorte fuqinë e yjeve të Pitt për të përfshirë audiencën në komente kulturore më komplekse rreth natyrës shkatërruese të konsumizmit, kultit të sjelljes së dhunshme dhe pasojave të maskulinitetit toksik.
Pitt dikur bëri shaka se “Matrix” nuk ishte e vetmja kryevepër kinematografike në të cilën atij iu ofrua mundësia për të aktruar.
Interesant është edhe fakti se për rolin e Neos konsiderohej edhe Will Smith, pasi ai tashmë ka arritur sukses të madh në filmat fantastiko-shkencor, përkatësisht “Men in Black” dhe “Independence Day”.
Sidoqoftë, Smith mendoi se vetëm do ta prishte rolin dhe për këtë arsye nuk donte të luante në një film të famshëm. /Telegrafi/